Partneri në programin Media for All, Thomson Foundation, po punon me 55 pika të medieve në Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar idetë e tyre biznesore në plane të biznesit përmes mentorimit intensiv, mjeteve online dhe mbështetjes së tyre.
Gjatë gjashtë muajve të kaluar, pikat e medieve kanë punuar në mënyrë intensive me mentorët e tyre, kanë kryer kurse e-mësimi, kanë zhvilluar produkte të reja duke përfshirë podkaste, reklama, dokumentarë televizivë, dhe kanë përditësuan sajtet e tyre të uebit.
Një nga fushat e fokusit për disa prej pikave të medieve ka qenë krijimi i përmbajtjes që lidhet me qytetarët e tyre si në vend ashtu edhe jashtë vendit:
- Përmbajtja ofrohet në gjuhë të ndryshme nga disa pika të medieve për t’u lidhur me komunitetet minoritare.
- Kërkimi që është komisionuar nga Thomson Foundation lidhur me diasporën shqiptare do të ndihmojë pikat e medieve në programin Media for All për të zhvilluar përmbajtje që do të jenë me interes për audiencat e tyre që jetojnë nëpër botë por që janë të interesuar për lajme nga vendi i tyre.
- Krijimi i përmbajtjes multimediale dhe vënia në dispozicion e saj përmes abonimit për të mbuluar një audiencë më të gjerë.
- Lidhja me komunitetet lokale për të kuptuar interesat dhe nevojat e tyre dhe për të zhvilluar formate të ndryshme, duke përfshirë podkaste dhe video, për të përfituar audienca të reja.
British Council punon në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigativ (BIRN), Thomson Foundation dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare për Trajnime dhe Kërkime) në programin Media for All të financuar nga Qeveria e MB-së.
Më poshtë mund të mësoni më shumë për aktivitetet e përfituesve të grantit në kuadër të Media for All ose mund të vizitoni sajtin e uebit Journalift për të mësuar më shumë për punën tonë në rajon.