Partneri ynë, Fondacioni Thomson, siguron mentorim, trajnim dhe mbështetje ekspertësh për mediat në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Bazuar në përvojën e tyre, duke punuar me mbi 130 profesionistë të medias dhe gati 60 media në të gjithë rajonin, përmes projektit Media për të Gjithë, ata kanë zhvilluar uebfaqen e Journalift. Është një qendër burimesh falas online, e krijuar për gazetarë, profesionistë, pronarë dhe ekspertë të mediave për të mbështetur zhvillimin e biznesit, rritjen dhe qëndrueshmërinë e mediave të tyre.
Faqja e internetit ofron kurse dhe seminare të mësimit elektronik që mbulojnë operacionet dhe zhvillimin e biznesit të mediave, mjetet dhe teknikat editoriale, studimet e rasteve, mjetet dixhitale në internet dhe shkëmbimin praktik të njohurive dhe përvojave, duke mbuluar si sukseset ashtu edhe dështimet. Journalift ofrohet në gjuhën shqipe, boshnjake, serbe, maqedonase malazeze dhe angleze.
Lajme nga kanalet tona transmetuese
Fondacioni Thomson punon me 85 kanale në të gjithë rajonin. Ata shfaqin rregullisht qasjet e ndryshme që mediat po marrin për të rritur audiencen e tyre dhe për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja. Uebfaqet e reja, podkastet, videot, dokumentarët, bordet e punës dhe transmetimi i drejtpërdrejtë, janë vetëm disa nga aktivitetet e ndryshme që projekti Media për të Gjithë ka mbështetur.
Mund të mësoni më shumë në platformën Journalift, por gjithashtu mund të lexoni disa nga historitë e suksesit lokal nga projekti Media për të Gjithë këtu.