Përmes programit Media for All, trembëdhjetë gazetarë nga Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) mund të merrnin pjesë në të. Ata u bashkuan me kolegët nga Rumania, Turqia, Bullgaria, Republika Çeke, Polonia, Moldavia, Greqia dhe Kroacia për të mësuar shkathtësi dhe teknika të reja investigative dhe për të punuar në raporte konkrete të investigimit.
Këtë vit BIRN bashkëpunoi me Lighthouse Reports, një organizatë jo fitimprurëse e shpërblyer me çmime, e vendosur në Holandë, që drejton investigime komplekse në vende të ndryshme. Ajo kombinon metodat tradicionale të gazetarisë me teknika në zhvillim si shkenca e të dhënave dhe teknika investigative të të dhënave me burim të hapur.
Për herë të parë këtë verë, pjesëmarrësit kishin mundësinë të zgjedhin një nga katër temat: Armët, Mbikëqyrja, Bujqësia dhe Mbeturinat. Gjatë javës, ata punuan në katër ekipe, udhëhequr nga trajnerët nga BIRN dhe Lighthouse Reports, për të investiguar shtigjet e mundshme investigative dhe për të krijuar storie ndër-kufitare.
Qëllimi i Shkollës verore nuk ishte vetëm mësimi i shkathtësive të reja, por edhe ofrimi i mundësisë për pjesëmarrësit që të aplikojnë ato që mësojnë duke zhvilluar raporte bazuar në një nga temat e kursit. Duke punuar së bashku në ekipe, ata kanë zhvilluar rrjete të reja, kanë ndarë shkathtësitë dhe përvojat e tyre dhe do të krijojnë storie investigative ndër-kufitare.
British Council është duke punuar në partneritet me Thomson Foundation, BIRN dhe INTRAC në programin Media for All, të financuar nga Qeveria e MB-së.
Çfarë vlerësuan pjesëmarrësit nga kjo përvojë?
Më poshtë mund të lexoni se çfarë kanë thënë disa nga pjesëmarrësit e shkollës verore të Media for All lidhur me përvojën e tyre: