Ky program [Western Balkans Media for Change] i dha jetë një ndër ideve që ekipi i Faktojes kërkonte të vinte në punë prej disa kohësh, Podcasteve.
E kam një hall është seria e podcasteve që i dha zë, grupe të ndryshme vulnerable dhe që preku çështje me shumë rëndësi. Kredi të marra dhe të qjendur vetëm të pambrojtur në një skemë korruptive ku askush nuk të del për zot, gra që përpiqen të kenë një fëmijë e që nuk përfitojnë nga sistemi shëndetësor por detyrohen të paguajnë pa fund, dhuna dhe kërcënimi online dhe fizik mes të rinjve, përdorimi i lëndëve të dëmshme, apo mungesa e medikamenteve dhe trajtimi munguar në onkologjik. Ne jemi përpjekurt’i japim zë çështjeve lidhur me arsimin apo dhe transportin dhe pjesa e pyetësorit na ka ndihmuar për të rritur angazhimin si dhe për të pasur indiciet e duhura për intervista apo burime në terren.
Lidhja mes pyetësorit, shkrimit e më pas zhvillimit të podcastit ka sjellë një pamje dhe ekspozim të mire të çështjeve të ndryshme dhe na ka lidhur më shumë me audiencën online.
Mendoj se na ka ndihmuar ne si ekip të realizojmë pjesën e podcastit por edhe të shfrytëzojmë burime alternative siç është pyetësori. Na ka rritur ndjeshëm audience dhe angazhimin e qytetarëve të cilët kanë treguar qartë se janë jo vetëm të ndjeshëm por edhe të kënaqur për të folur për këto tema.
Ne jemi të lumtur dhe krenarë që perms këtij program arritëm të vëmë në punë të gjithë produktin e podcasteve dhe videove me histori konkrete. Ne jemi afër zërit dhe shqetësimeve të njerëzve. Jemi zëri i tyre, tregojmë historitë e tyre që mund të jenë të ngjashme me të miat apo dhe me të tuat dhe kërkojmë zgjidhje për to.
A mund të bëjmë më shumë dhe më mirë ... Patjetër që po, porky është një hap i mire dhe cilësor në të cilin ne do të vijojmë të ecim.
Klodiana Kapo, drejtoreshës ekzekutive, Faktoje