Prezantoni veten dhe punën tuaj para audiencës sonë.
Unë jam David Mastikosa, kompozitor dhe asistent i lartë në Akademinë e Arteve, Universiteti i Banja Llukës. Kam shkruar muzikë për 9 vjet, kryesisht artistike. E kaloj pjesën më të madhe të kohës duke luajtur klarinetë, kënduar dhe duke luajtur me vajzën time Aria. Shpesh ankohem se nuk po arrijë të kompozoj asgjë, dhe shpesh vet jam fajtor për këtë.
Ndonjëherë, me ndihmën e muzikës, hulumtoj kufijtë e lirisë së njeriut.
Pse vendosët të merreni me muzikë?
Deri më tani, nuk kam gjetur përgjigjen e duhur për këtë pyetje. Ajo që di me siguri është se muzika është mediumi me të cilin mund të shprehem më lehtë dhe të eksploroj shtresat më të thella të personalitetit tim. Ndiej se shkrimi i muzikës është nevoja ime dhe bashkë me të përjetoj gëzim, lumturi dhe trishtim.
Si mësuat për projektin Envision Sound dhe çfarë ju tërhoqi të aplikoni për të?
Unë pashë së pari njoftimin e British Council për programin Envision Sound në News Feed të llogarisë sime në Facebook, dhe më dukej goxha joreale, gjë që më bëri të dëshiroja të regjistrohesha. Disa ditë pasi pashë njoftimin, vendosa të plotësoj aplikacionin jashtëzakonisht të detajuar për këtë program, për të cilin mendoj që është shumë e rëndësishme të mbetet i tillë.
Më tërhoqën më shumë emrat e famshëm dhe kushtet fantastike që nuk i kisha hasur në programet që kisha vizituar në të gjithë botën. Përveç kësaj, mezi prisja të vizitoja përsëri Kievin e bukur.
Ju inkurajojmë të vizitoni kanalin youtube të Davidit dhe të njiheni me punën e tij: