Biografi e shkurtër

Më quajnë Filip dhe që prej herës së parë që luajta Wolfenstein 3D në Intel 486 të babait tim u dashurova me video lojërat dhe i premtova vetes që një ditë do të përpiqesha të jepja të njëjtën përvojë për njerëzit e tjerë. Ky ishte motivi i zgjedhjes që bëra shumë vite më vonë, kur, në 2015, u bëra pjesë e industrive nëpërmjet punës time të parë në TabTale, një kompani e lojrave në celular. Vendosa të provoj fatin tim në NapNok në 2018 si zhvillues i lojës së tyre të rradhës - Chimparty, dhe disa prototipeve të tjera. Sot punoj në CrazyLabs si një zhvillues i Unity, dhe në kohën time të lirë, së bashku me ekipin Global GameJam (GGJ) 2020, ne vazhdojmë të zhvillojmë lojën që kemi filluar atje.

Filip, ju  keni fituar vendin e parë kohët e fundit bashkë me kolegët tuaj për një video lojë të re në konkursin Global GameJam në Maqedoni, a mund të na thoni si e përjetuat të gjithë  këtë atmosferë?

Pak vite më parë kam qenë pjesë e Game Jam dhe atmosfera është gjithmonë e njëjtë: shumë të rinj të mbledhur së bashku në një vend, të gjithë përpiqen të realizojnë ide të reja sa më mirë që të munden brenda një kohe të caktuar. Ekziston një frymë konkurruese, por në të njëjtën kohë, askush nuk heziton të ndihmojë, pra nëse një pjesëmarrës do të shkruajë muzikë për disa skuadra të ndryshme, një tjetër ndihmon me animacionet, I treti provon disa mekanizma të lojës ... Në fund, të gjithë mbeten pa gjumë, por askush nuk e humb vullnetin e tij dhe deri në minutën e fundit secili prej tyre mundohet të rregullojë lojën sa më shumë që të mundet. Unë mendoj se e gjithë ngjarja është një vend i mrekullueshëm për të mësuar shumë gjëra të reja, dhe është për tu mahnitur se sa të aftë janë këta njerëz të parashikojnë dhe krijojnë brenda kornizës kohore 48 orëshe.

A ka ndryshuar karriera dhe jeta juaj që nga ajo kohë?

Sinqerisht, nuk mund të them që GameJam ishte një pikë kthese sepse çdo GameJam në mënyrën e vet deri më tani e ka përforcuar dëshirën time për të bërë video lojëra. Megjithëse, të tregohem I sinqertë ishte bukur që më në fund fituam vendin e parë, veçanërisht sepse ishte projekti ynë i parë i përbashkët me Dime dhe Aleksandrën, dhe ishim me fat që patëm Dare si kompozitor të muzikës  tonë. Për herë të parë iu afruam projektit pa shumë pritshmëri, vetëm për të parë se si do të punonim së bashku, dhe doli diçka fantastike :) Thënë më qartë, vendi i parë përfundimisht na tregoi se do të ishim një skuadër e mirë bashkë dhe kjo na motivoi që të vazhdonim të punonim me lojën, të cilën ndoshta do ta kishim lënë përgjysëm po të mos kishim fituar.

Përse do ta rekomandonit pjesëmarrjen e zhvilluesve të tjerë të rinj të lojërave në programin PlayUK ?

Epo, në të vërtetë, Dime dhe unë u takuam gjatë programit PlayUK, kështu që për mua, rezultati më i rëndësishëm i këtij takimi ishte që u njoha dikë me të cilin do të dëshiroja të luaja lojëra. Sigurisht që përvoja e dhënë nga folësit e ftuar ishte gjithashtu shumë e dobishme (për shembull, një nga gjërat që mësova ishte se si të bëja muzikë me gameboy?!). Megjithatë ajo çka ka më tepër rëndësi është se, ka të ngjarë që të jeni në të njëjtin vend me sa më shumë njerëz që ndajnë të njëjtën dëshirë për të punuar me video lojëra, dhe kur i sheh me sa dashuri i tregojnë projektet e tyre, kjo do t’ju kujtojë se pse vendosët të ndiqnit  atë karrierë.

Ç’farë këshillash keni për ti dhënë të rinjve që duan të hyjnë në botën e industrisë së lojrave, por nuk e dinë se nga t’ia fillojnë?

Këshilla ime e vetme do të ishte - filloni të luani lojëra pa u menduar shumë, me kuptimin e plotë të fjalës filloni me idenë e parë që ju vjen në mendje, aq pa kuptim sa mund të tingëllojë. Përpjekjet e para me siguri nuk do të jenë kryevepra, por ato do t'ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë ju përshtatet më së miri, dhe çfarë do t'ju duhet të eksploroni më shumë, dhe kjo do t’ju hapë rrugën për më tej...

Facebook Handle: https://www.facebook.com/eclecticdisorder  

Dime Gjorgjievski

Facebook: https://www.facebook.com/dime.gjorgjievski

Behance: https://www.behance.net/Dime11

Aleksandra Sofronieska

Facebook: https://www.facebook.com/aleksandra.sofronieska

Behance: https://www.behance.net/Sofronieska

Darko Jovanov

Facebook: https://www.facebook.com/darko.jovanov.18

Shpërndani në rrjetet sociale