Si filloi të përdoret termi 'industri krijuese'
Termi 'industri krijuese' filloi të përdoret rreth njëzet vjet më parë për të përshkruar një sërë aktivitetesh, disa prej të cilave janë ndër më të vjetrat në histori dhe tjerat erdhën në jetë vetëm me ardhjen e teknologjisë digjitale. Shumë nga këto aktivitete kishin rrënjë të forta kulturore dhe termi 'industri kulturore' tashmë po përdorej për të përshkruar teatrin, vallëzimin, muzikën, filmin, artet pamore dhe sektorin e trashëgimisë, megjithëse ky term ishte në vetvete kontrovers pasi shumë artistë mendonin se ishte përulje që të mendohet se ajo që po e bënin ishte ‘industri’ në çfarëdo aspekti.
'Industri' ose jo, askush nuk mund ta kundërshtoj faktin se këto aktivitete - si industritë kulturore të përkufizuara ngushtë si të tilla ashtu edhe gama më e gjerë e industrive të reja krijuese - kishin rëndësi gjithnjë në rritje për ekonominë e shumë shteteve dhe punësonin numër të madh te njerëzve. Mirëpo asnjë qeveri nuk kishte provuar të matë kontributin e tyre të përgjithshëm ekonomik ose të mendojë në mënyrë strategjike për rëndësinë e tyre, përveç, mbase, qeveria amerikane e cila, për gati njëqind vjet, e kishte mbrojtur dhe nxitur industrinë e saj të filmave, jo vetëm për shkak të vlerës së saj për ekonominë amerikane por sepse ajo projektonte kulturën dhe ndikimin e SHBA-ve në mbarë botën. Ndonëse nuk përbënin sektor ’industrial të identifikuar lehtësisht ashtu si transporti ajror, farmaceutika ose automobilat shihen si sektorë, një gjë që të gjitha këto aktivitete kishin të përbashkët ishte se ato vareshin nga talenti krijues i individëve dhe nga krijimi i pronës intelektuale. Për më tepër, të menduarit për to si 'sektor', sadoqoftë arbitrar që duket përkufizimi, tërhoqi vëmendjen për faktin se ato ishin pjesë ose kontribuan në një gamë të gjerë të industrive dhe profesioneve, nga reklamimi deri te turizmi, dhe kishte dëshmi se aftësitë dhe stilet e punës të sektorit krijues kishin filluar të ndikojnë në fushat e tjera të ekonomisë, veçanërisht në përdorimin e teknologjive digjitale.
Përpjekja e parë për të matur vlerën e industrive krijuese
Në vitin 1997, qeveria e sapozgjedhur laburiste në MB vendosi të provojë një përkufizim dhe të vlerësojë ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në ekonominë britanike. Duke u bazuar në një studim të publikuar në vitin 1994 nga qeveria Australiane, Creative Nation, dhe në këshillën e një grupi të ftuar të sipërmarrësve kryesorë krijues, Departamenti i ri për Kulturë i qeverisë, Media dhe Sport publikoi Industritë Krijuese - Dokumenti i planifikimiti 1998 që renditi 13 fusha të aktivitetit - reklamimin, arkitekturën, tregun e arteve dhe antikiteteve, artizanatin, dizajnin, modën e dizenjatorëve, filmin, softueret interaktive argëtuese, muzikën, artet interpretuese, botimin, softuerin, televizionin dhe radion - të cilat e kishin të përbashkët faktin se "... kanë origjinë nga krijimtaria individuale, shkathtësitë dhe talenti dhe… kanë potencial për krijimin e pasurisë përmes krijimit të pronës intelektuale”. Koncepti ipronësisë intelektuale (me fjalë të tjera vlera e një ideje që mund të mbrohet nga të drejtat e autorit, patentat, markat tregtare ose mekanizmat e tjerë ligjorë dhe rregullatorë për të ndaluar që ajo të kopjohet ose kthehet në avantazh tregtar pa lejen e personit i cili është pronar i idesë) shihej si thelbësore për çdo kuptim të industrive krijuese - dhe vazhdon të jetë i tillë.
Kritikët argumentuan se studimi po krijonte dallime të rreme dhe se krijimtaria dhe talenti individual ishin në qendër të shumë fushave të tjera të veprimtarisë, nga bio-shkencat deri te inxhinieria. Kjo sigurisht që është e vërtetë, por studimi kishte zgjedhur qëllimisht që të mos e përfshijë punën krijuese të shkencëtarëve dhe inxhinierëve, e cila bazohet në analiza dhe hulumtim sistematik, dhe në vend të saj të përqendrohet në shtytësit e rastësishëm të krijimtarisë në sferat sociale dhe kulturore. Një kritikë tjetër ishte se studimi nuk e njohu dallimin mes bizneseve që në të vërtetë krijonin vlera të pronësisë intelektuale përmes talentit krijues të individëve, dhe ishin zakonisht të vogla, NVM ose ose mikro ndërmarrje me mungesë kapitali, ('ndërmarrje të vogla ose të mesme', domethënë kishin mes 25 dhe 500 të punësuar, ose 'mikro-biznese', që do të thotë se kishin 10 ose më pak të punësuar), dhe bizneseve që përfitonin nga pronësia dhe shfrytëzimi i asaj pronë intelektuale që ishin zakonisht konglomerate transnacionale të mëdha, me kapital të madh, ndonjëherë me shumë pak prova të ‘krijimtarisë’ nga mënyra se si operonin. Të dy llojet e kompanive nuk mund të ishin më të ndryshme nga njëra-tjetra dhe megjithatë të dyja përcaktoheshin si pjesë e 'industrive krijuese'. Përkundër këtyre dhe kritikave të tjera, studimi tërhoqi interes të konsiderueshëm, veçanërisht kur një analizë vijuese në vitin 2001 zbuloi se ky sektor krijues i përcaktuar në mënyrë arbitrare, po krijonte vende punë sa dyfishi i nivelit themelor të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar në tërësi.
Si ka evoluar të menduarit për industritë krijuese
Njëzet vjet më vonë, koncepti i 'industrive krijuese', dhe rëndësia e tyre, njihet nga pothuajse çdo qeveri në botë dhe po fillon që t’ia hape rrugën një ideje shumë më gjithëpërfshirëse të një 'ekonomie krijuese' më të gjerë. Sigurisht, që dëshira për të përcaktuar industri specifike si 'krijuese' mbetet, dhe pa dyshim që do të vazhdojë të jetë e tillë. Në disa shtete përkufizimet sillen për së afërmi rreth artit dhe kulturës. Shtetet tjera kanë përkufizime më të gjera që përfshijnë, për shembull, ushqimin dhe gastronominë në bazë të asaj që ushqimi dhe kuzhina kanë një rëndësi ekonomike dhe kulturore. Shtetet tjera kanë përkufizim që përfshin industri biznesi me përvojë të gjatë si botimi, programet kompjuterike, reklamimi dhe dizajni; Plani i 11-të Pesëvjeçar i Republikës Popullore kishte si një nga temat e tij qendrore nevojën për të lëvizur nga “Made in China” (Prodhuar në Kinë) në “designed in China” (dizajnuar në Kinë) - shfaqje kjo klasike e të kuptuarit se krijimi i pronës intelektuale është më i vlefshëm në ekonominë e shekullit 21 sesa prodhimi i produkteve. Vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, janë përballur me pyetjen e ndërlikuar se kah ta drejtojnë zhvillimin e politikave për 'kreativitet' brenda strukturave të tyre qeveritare - në politikat ekonomike, politikat industriale, politikat kulturore, politikat arsimore, apo në të katrat?
Sa më shumë analistë politikë dhe ekspertë të statistikave në të gjithë botën mendonin se si të vlerësonin ndikimin e vërtetë të industrive krijuese, aq më shumë bëhej e qartë se ishte e nevojshme që të rimendoheshin gjërat në nivel themelor. Si fillim, bashkimi i arteve dhe industrive krijuese me teknologjinë digjitale po nxirrte industri dhe aftësi krejt të reja, të cilat nuk ishin përfshirë në modelet e njohura ndërkombëtarisht përmatjen e veprimtarisë ekonomike, të ashtuquajturat kodet 'SIC' dhe 'SOC' (Klasifikimet Standarde Industriale dhe Klasifikimet Standarde Profesionale). Kjo pati efekt të çoroditur ku fushat e reja të rëndësishme të aftësive dhe krijimit të pasurisë u bënë të padukshme në mënyrë efektive për qeveritë gjë që i bëri krahasimet ndërkombëtare pothuajse të pamundura. Kishte anomali të tjera të dukshme - jo çdo punë në industritë krijuese ishte 'krijuese' dhe kishte shumë punë jashtë sferës së industrive krijuese, mirëpo u vendos që të përcaktoheshin ato, dhe kjo ishte shumë krijuese. Një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar e quajtur Nesta, dhe kompani tjera, filluan të eksplorojnë këtë zonë, duke arritur në përfundimin se numri i vendeve të punës krijuese në industritë 'jo-krijuese' ishte ndoshta më i madh se numri i vendeve të punës krijuese brenda industrive krijuese. Si mund të fillohet me matjen e ndikimit të tyre? Për më tepër, ndikimi masiv i teknologjisë digjitale po transformonte çdo industri, krijuese apo jo, ndërsa interneti po hapte një larmi gjithnjë e në ndryshim të platformave për shprehje të re krijuese, e cila, nga ana tjetër, po gjeneronte shumë lloje të bizneseve të reja dhe shumë qartazi krijuese. Për shembull, brenda një dekade e gjysmë të lindjes së tyre, industria e video lojërave kishte tejkaluar industrinë e njëqind vjeçare të filmit për kah vlera që e kishte. Dhe nëse 'dizajni' do të përfshihej si industri krijuese, e që padyshim ishte, ku e lë kjo dizajnimin e proceseve që ishte disiplinë krijuese por ndikimi i të cilit u ndje në të gjitha fushat e tjera të veprimtarisë ekonomike nga shitja me pakicë deri te planifikimi i transportit dhe shëndetësia?
Sa më shumë që politikëbërësit mendonin për industritë krijuese aq më shumë bëhej e qartë se nuk kishte kuptim që të përqendroheshin në vlerën e tyre ekonomike si të izoluar nga vlera e tyre sociale dhe kulturore. NjëstudimiOrganizatës së Kombeve të Bashkuarapër ekonominë krijuese globale, i publikuar në vitin 2008, theksoi se larg nga të qenit fenomen i veçantë i kombeve të përparuara dhe post-industriale në Evropë dhe Amerikë të Veriut, shkalla e shpejtë e rritjes së 'industrive krijuese dhe kulturore' po ndjehej në çdo kontinent, nga veriu në jug. Raporti konkludoi se "Ndërveprimi midis krijimtarisë, kulturës, ekonomisë dhe teknologjisë, e shprehur në aftësinë për të krijuar dhe qarkulluar kapitalin intelektual, ka potencial për të gjeneruar të ardhura, vende pune dhe eksporte, duke promovuar në të njëjtën kohë përfshirjen sociale, diversitetin kulturor dhe zhvillimin njerëzor. Kjo është ajo që ekonomia në zhvillim e sipër ka filluar ta bëjë."
Ekonomia krijuese ka ndikim kulturor dhe shoqëror që ka të ngjarë të rritet
Në një kohë të globalizimit të shpejtë, shumë shtete e pranojnë se ndërthurja e kulturës dhe tregtisë që përfaqësojnë industritë krijuese paraqet një mënyrë të fuqishme për të siguruar imazh të veçantë të një shteti apo qyteti, duke e ndihmuar atë që të dallohet nga konkurrentët. Vlera e 'ikonave' kulturore të njohura botërisht, si Kulla Eifel në Francë, Taj Mahal në Indi ose Shtëpia e Operas në Sidnei të Australisë u ka dhënë shtytje të gjitha qarqeve kulturore që ndërthurin artet dhe aktivitetin tregtar, duke filluar nga qarku Shoreditch në Londër me studiot e saj të projektimit, bizneset e teknologjisë, kafenetë dhe klubet deri te projektet e mëdha prestigjioze siç janë qarku kulturor West Kowloon në Hong Kong ose qendra kulturore në ishullin Sadiyaat në Abu Dhabi që përfaqësojnë miliarda dollarë investime.
Ndërgjegjësimi për këtë domethënie më të gjerë u reflektua në një publikim të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2009,Creative Britain, i cili argumentoi se politika afatgjata efektive për industritë krijuese varen nga nismat e politikave, shumë prej tyre të nivelit të qyteteve dhe rajoneve, që ishin sa sociale po aq edhe ekonomike dhe kjo përfshinte, për shembull, nevojën për ndryshime rrënjësore në mënyrën se si po planifikohej arsimimi i fëmijëve, nëse ekonomia e Britanisë do të arrinte sukses afatgjatë si shtëpi e krijimtarisë dhe inovacionit.
Deri në vitin 2014, stafi në Nesta mendonte se debati kishte ecur përpara aq shumë sa qëu kërkuapërkufizim i ri; një përkufizim i thjeshtë i "ekonomisë krijuese", në vend të "industrisë krijuese", si "... sektorë që specializohen në përdorimin e talentit krijues për qëllime ekonomike". Në të njëjtin vit, në një analizë të politikave dhe praktikës kulturore në Mbretërinë e Bashkuar, shkrimtari Robert Hewsion vuri re në librin e tijKapitali Kulturor- Ngritjen dhe Rënin e Britanisë Kreative,"është konfigurimi i marrëdhënieve që i jep një sistemi karakteristikat e tij thelbësore. Andaj, është më pak e dobishme që ekonomia krijuese të përcaktohet me atë që bën, sesa të përpiqesh të kuptosh se si është e organizuar”.
Kjo, nga ana tjetër, hap një arenë krejt të re për diskutim. Me sa duket këto industri, veçanërisht mijëra biznese të vogla dhe mikro që prijnë në aspektin e krijimtarisë, mund të jenë jo vetëm të një rëndësie ekonomike në rritje e sipër, por, në një farë kuptimi, janë thelbësore për një rend krejt të ri ekonomik, duke siguruar paradigmë e re për mënyrën në të cilën organizohen bizneset, kuptohet dhe sigurohet arsimi, matet vlera dhe jeta e punës, zhvillohet perspektiva e karrierës së miliona njerëzve si dhe për mënyrën se si do të planifikohen dhe ndërtohen qytetet ku ata jetojnë. Në veçanti, rritja me hov të shpejtë e automatizimit dhe përdorimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës, e cila paralajmëron të ashtuquajturin "Revolucion i Katërt Industrial", është e sigurt se do të ketë ndikim të madh në punësimin në nivel global. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit vlerësojnë se deri në 47% të punëve në SH.B.A. do të mund të zëvendësoheshin me makina gjatë 20 viteve të ardhshme, ndërsa shifra e tyre për Mbretërinë e Bashkuar është 35%. Por një studim i vitit 2015 nga Nesta, 'Kreativiteti përballë Robotëve’ argumentoi se sektori krijues ishte në një farë mase imun ndaj këtij kërcënimi, ku 86% të punëve ‘shumë krijuese’ në SH.B.A., dhe 87% në MB, nuk kishin aspak ose kishin rrezik të ulët për tu zëvendësuar nga automatizimi.
Ndonjëherë thuhet se derisa nafta ishte karburanti kryesor i ekonomisë së shekullit 20, krijimtaria është karburanti i shekullit 21. Ashtu siç ishin politikat energjetike dhe qasja në energji përcaktuese të gjeopolitikës gjatë shekullit të 20-të, në të njëjtën mënyrë mund të jenë politikat për promovimin dhe mbrojtjen e kreativitetit përcaktuese thelbësore për sukses në shekullin 21-të. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të duhet ta rimendojmë mënyrën e organizimit të qeverive, mënyrën e planifikimit të qyteteve, mënyrën e ofrimit të arsimit dhe mënyrën e bashkëveprimit të qytetarëve me komunitetet e tyre. Pra, është shume e rëndësishme që të mendojmë se çka nënkuptojmë me krijimtari dhe ekonomi krijuese!