Prezantoni vetën dhe punën tuaj për audiencën tone.
Përshëndetje, unë jam Martin Danchev nga Shkupi dhe punoj si kompozitor dhe producent me fokus në reklama, dokumentar, filma të shkurtër, dhe muzikë ambientale. Kam diplomuar në solo këndim në Akademinë e Muzikës në Shkup. E kam studion në Shkup, dhe që 5 vjet jam artist i vetëpunësuar.
Përse ta tërhoqi vëmendjen projekti Envision Sound dhe përse vendose të aplikosh?
Gjithmonë kam pasur dëshirë të punoj në film artistik si kompozitor. Kisha thënë që muzika e filmit është qëllimi im i vërtetë, prandaj edhe nuk kam pasur asnjë mëdyshje kur dëgjova për programin Envision Sound. Në fjalinë e parë e kuptova që kjo është thirrje për kompozitor të rinj të filmit, pikërisht për mua!
Çfarë eksperience ishte pjesëmarrja në një projekt të tillë? Cilat janë përparësitë e pjesëmarrjes në këtë dhe projekte të ngjashme?
Unë kisha uruar që projekti Envision Sound ti “ndodhë” çdo kompozitori të ri që tregon interesim në shkrimin e muzikës për film. Ky është një projekt kompleks i organizuar nga Qendra Dovzhenko në Ukrainë dhe British Council në Ukrainë. Programi inkuadron kompozitor me përvojë të mëparshme profesionale në muzikë të dedikuar për TV apo film (të shkurtër, dokumentar, jo patjetër film të metrazhit të gjatë). Njohja e mirë e kompozimit, dhe teorisë së muzikës janë esenciale, që janë poashtu kyçe për incizimin dhe aranzhimin e muzikës.
Gjatë programit të këtij viti, pata shancin që të incizoj drejtpërdrejt muzikë orkestrale me Orkestrën Simfonike të Kievit, këto ishin disa fragmente që kisha shkruar më herët për një film pa zë Ukrainas. Paralelisht me këtë kemi pasur edhe punëtori me disa nga ekspertët më të mirë të filmit nga Europa, duke filluar nga disenjerët e zërit deri tek kompozitorët dhe drejtorët të cilët janë duke punuar nëpër filma bllokbaster, dhe projekte tjera filmike me buxhete të mëdha, me fjalë tjera njerëz me përvojë të mrekullueshme në fushën e tyre.
Përveq njohurisë që morra, përfitimi më i madh ishte mundësia e takimeve dhe bisedave me njerëz nga kjo industri, secili me përvojë e formim kulturor të ndryshëm, kjo ishte e pamatshme! Këtu poashtu hyjnë kontakte që mund të sjellin bashkëpunime të reja. Ky program është një ngjarje unike dhe mundësi e artë që shumë rrallë ofrohet nëpër Evropë ditëve të sodit.
Produkti final: