©

Courtesy of The Space

Para shpikjes së Internetit, nëse keni dashur të shihni vepra të famshme të artit, mund t'ju është dashur të udhëtoni larg, ose të gjeni bibliotekë të specializuar arti për ta parë një riprodhim.

Por 30 vjet më pas, gjërat janë ndryshe. Iniciativat në internet, të tilla si “Google Art Project”, po vënë në dispozicion vepra arti me cilësi të lartë në internet, duke lejuar këdo, kudo që të përjetojë kulturën vizuale nga kompjuteri ose telefoni i mençur.

Institucionet kulturore po përfitojnë nga kjo kërkesë e re për përvoja digjitale. Muzeu Van Gogh i Amsterdamit ka krijuar ekspozita udhëtuese gjithëpërfshirëse siç është Takojeni Vincent Van Gogh, që  u lansua në Pekin në vitin 2016. Shfaqja paraqet video, riprodhime dhe instalime interaktive, të cilat synojnë të afrojnë audiencën me jetën dhe punën e artistit. Institucionet përfshirëMuzeun e Artit Modernnë New York City kanë digjitalizuar pjesë të mëdha të arkivave të tyre dhe i kanë bërë ato të arritshme në faqen e tyre të internetit - madje edhe galeritë më të vogla, siDulwich Picture Gallerynë jug të Londrës, tani po i ve koleksionet e saj në dispozicion në internet.

Organizatat kulturore po përqafojnë gjithashtu internetin si mjet për të inkurajuar pjesëmarrjen e audiencës. Kompania Royal Shakespeare (RSC) ka qenë në ballë të kësaj, që nga vënia në skenë eA Midsummer Night’s Dreampër audiencat e mediave sociale deri tek krijimi iavatarëve dixhitalëpër skenën në partneritet me kompaninë e teknologjisë Intel dhe kompaninë e kapjes së performancës "The Imaginarium Studios”. RSC gjithashtu ka krijuar ekspozitë në internet 'prapa skenave' nëRichard IIme “Google Cultural Institute”. Projektet si këto jo vetëm që zgjerojnë shtrirjen e punës që krijohet, por gjithashtu përfshijnë audiencën në procesin krijues dhe kontribuojnë në demokratizimin e qasjes në kulturë.

Puna për të rritur qasjen e audiencës në arte,The Spacelidh institucionet dhe artistët me teknologjinë dhe zgjidhjet digjitale. E themeluar nga BBC dhe Këshilli i Arteve në Angli në vitin 2012, organizata ka punuar me partnerë kulturorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të rimenduar mënyrat me të cilat arti mund të bëhet, ndahet dhe përjetohet në mënyrë digjitale. Ne folëm me shefen ekzekutive të saj Fiona Morris për mënyrën se si “The Space” i ka sjellë artit një audiencë më të gjerë, se si artistët mund të përfitojnë më shumë nga këto zhvillime dhe mendimet e saj për të ardhmen e artit në epokën digjitale.

A mund të na tregoni për “The Space” dhe çka bëni?

Ne punojmë kryesisht me organizata të artit, duke përdorur teknologji digjitale dhe platforma online për të rritur arritjen deri te audienca dhe ndikimin. I ndihmojmë ato që sa më shumë të shfrytëzojnë mundësitë që paraqesin teknologjitë digjitale, dhe nga ana tjetër të rrisin qëndrueshmërinë e tyre.

Në tre vitet e kaluara, kemi porositur më shumë se 200 projekte dhe kemi arritur tek një audiencë që tejkalon 20 milion përmes internetit dhe transmetimit. Dëshirojmë të rrisim qasjen në vepra arti që përndryshe do të ishin të paarritshme për shumë njerëz për shkak të faktorëve si kostoja, aftësia e kufizuar dhe gjeografia.

Si e ka formësuar shpikja e internetit punën e “The Space”?

Është e qartë që “The Space” nuk do të ekzistonte pa internetin. Ne të dy jemi produkt i, dhe reagim ndaj internetit dhe suksesi ynë varet nga aftësia jonë për të kuptuar dhe monitoruar mënyrat në të cilat përdoret. Ne i përcjellim sjelljet më të fundit të audiencës digjitale, në mënyrë që të jemi të vendosur mirë për të këshilluar sektorin dhe ata që i kontraktojmë.

Çfarë efekti ka pasur interneti në krijimin dhe prezantimin e artit?

Së pari dhe më e rëndësishmja, arti tani mund të ndahet më gjerësisht. Organizatat kulturore janë në gjendje që të prodhojnë art të shkëlqyeshëm dhe ta shpërndajnë atë në internet, potencialisht për audiencën globale, që mund të jetë transformuese për ata që përpiqen të ngrisin profilin e tyre. Audiencat po zbulojnë dhe flasin për punën në internet, dhe po e shpërndajnë atë nëpër rrjetet e tyre. Kjo jo vetëm që ndihmon organizatat të zgjerojnë audiencën e tyre, por gjithashtu ka efekt në gamën e artit që mund të krijohet, mënyrat në të cilat ai mund të krijohet dhe nga kush. Nuk ka asnjë aspekt të praktikës artistike që nuk po revolucionarizohet nga interneti dhe teknologjitë digjitale.

Na tregoni për disa nga projektet që i ka porositur “The Space”.

Duke u larguar nga aplikacionet faqet e internetit, lojërat dhe përvojat e VR të zakonshme, punët digjitale që i kemi porositur duhet të jenë origjinale, të kenë merita artistike dhe të ofrojnë përvoja vërtetë tërheqëse për përdoruesit. Këtu janë disa nga punët tona të porositura kohëve të fundit.

Playcraft Liveishte shfaqja e parë në botë e dizajnuar, zhvilluar dhe performuar video lojën online “Minecraft”. Ajo u realizua njëkohësisht në skenë në “The Playhouse in Derry/Londonderry”, në Irlandë Veriore, duke ndërthurur botën reale dhe virtuale për një audiencë të drejtpërdrejtë dhe në internet. Puna ishte konceptuar me internetin në mendje, dhe audiencën ndërkombëtare që mund t’i shërbejë. Ajo u pa nga afro gjysmë milioni njerëz natën e shfaqjes - dhe qindra mijëra të tjerë që nga ajo kohë.

Project Adrift u mundësoi përdoruesve që të përvetësojnë një pjesë të mbetjeve  hapësinore dhe të bashkëveprojnë me të në kohë reale përmes Twitter-it. Përdorimi i të dhënave të drejtpërdrejta u dha mundësi pjesëmarrësve që të dërgojnë mesazhe rreth mbetjeve hapësinore dhe të marrin përgjigje, dhe komentet shpesh me humor, të postuara në Twitter nga secila pjesë e mbetjeve hapësinore, ofronin narrativë dhe personalitet me të cilin përdoruesit zhvilluan lidhje personale.

SculptureCamështë aplikacioni i bazuar në internet i "Yorkshire Sculpture Park” që u lejon vizitorëve të eksplorojnë, fotografojnë dhe bashkëveprojnë me skulpturat përmes telefonit të tyre. Vizitorët i krahasojnë skulpturat që shohin me një kornizë siluetë në ekranin e tyre, bëjnë foto dhe më pas shpërblehen me një animacion 360 shkallë të objektit. Ndërkohë, fotografia e tyre kontribuon drejtpërdrejt në arkivin online të fotografive të koleksionit - një burim i vlefshëm arsimor.

100 Mastersështë projekt i krijuar nga “Creative Black Country” për të identifikuar zejtarë të aftë bashkëkohorë nga Black Country - një zonë e West Midlands në Anglinë qendrore - dhe frymëzuar talentët e ardhshëm. Kemi punuar me ta për ta zhvilluar pjesën digjitale të projektit, duke krijuar një seri të videove të shkurtra që kanë pasur mbi 10 milion shikime në gjashtë muajt e parë. Jemi vërtet të ngazëllyer që projekti e ka fituar Çmimin Evropian për Rininë 2018 për Inovacionin e Hapur.

©

Sara Dominguez

©

Courtesy of The Space

Si munden artistët dhe organizatat e artit të shfrytëzojnë revolucionin digjital? Cilat aftësi janë të nevojshme?

Artistët dhe organizatat duhet të kuptojnë sjelljen në internet dhe në kontekst global të audiencës së tyre ekzistuese. Tani e kemi mundësinë që ta ndjekim audiencën tonë në mënyrë digjitale, të identifikojmë trendet dhe të mbledhim reagime, gjë që na jep pasqyrim të llojeve të punës artistike që ata duan ta shohin, shpërndajnë dhe komentojnë. Gjithashtu e kemi aftësinë për të shënjestruar dhe për t’ia përshtatur përmbajtjen platformave specifike, për tu angazhuar me komunitetet në internet dhe përdorur ndikuesit - të gjitha mjete jetike për lidhjen e artit me njerëzit me të cilët do të rezonojë. 

Është gjithashtu e rëndësishme për organizatat e artit dhe artistët që të shqyrtojnë mënyrat se si këto informacione mund të përdoren për t'i ndihmuar ata që ta zhvillojnë tutje punën e tyre ekzistuese, dhe të jenë të përgatitur për ta testuar dhe përsëritur atë në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe audiencën e tyre.

"Unë besoj me vendosmëri se teknologjia duhet të përdoret për të rritur përvojën artistike - duke përmirësuar angazhimin, në vend se të përdoret vetëm për vetën e saj."

Cilat teknologji të reja, që do të formësojnë mënyrën e krijimit ose përjetimit të artit, veçanërisht ju entuziazmojnë?

Jam shumë i entuziazmuar për mundësitë që teknologjitë pamore dhe ndërvepruese po paraqesin rreth rrëfimit të tregimeve dhe narrativëve. Mezi presim të shohim se si mund të duket e ardhmja e këtij lloji të punës.

Prandaj, përvoja e përdoruesve është parësore - tregimi dhe koncepti gjithmonë duhet të udhëheqin rrugën, në vend të teknologjisë. Unë besoj me vendosmëri se teknologjia duhet të përdoret për të rritur përvojën artistike - duke përmirësuar angazhimin, në vend se të përdoret vetëm për vetën e saj. 

Më shumë

Linke të jashtme

Shpërndani në rrjetet sociale