Afati i Aplikimit shtyhet deri në datën 12 Shtator!

Projekti ‘Media for All’ është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i këtij projekti është forcimi i pavarësisë editoriale të medieve në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e mediave lokale të pavarura që të bëhen më të qëndrueshme financiarisht. 

Programi Media for All po hap thirrjen për Konkursin e gazetarëve të rinj, program gjithëpërfshirës që ofron një skemë me mbështetje financiare për gazetarët që trajtojnë çështjet që kanë në fokus të rinjtë, mentorimin dhe udhëzimin professional të tyre, si dhe duke promovuar përmbajtjen mediatike të krijuar nga gazetarët pjesëmarrës nga i gjithë rajonin. 

Konkursi është e hapur për ekipet e gazetarëve nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), të cilët do të punojnë së bashku në krijimin e përmbajtes mediatike me fokus të rinjtë dhe që është relevante për të rinjtë në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të 10 ekipet me nga tre gazetarë do të përzgjidhen të marrin pjesë në program.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga një program tetë-javor, ku një mentor do të punojë me ju për të zhvilluar dhe krijuar historinë tuaj dhe gjithashtu do të paguheni. Vetem pesë ekipet e përzgjedhura në listën përfundimtare të programit do të ftohen në një event “networking” në nëntor ku historitë pjesëmarrëse do të vlerësohen nga një panel i ekspertëve. Ekipi fitues do të shpërblehet me një çmim në vlera monetare të disponueshme për të blerë pajisje produksioni.

Formati dhe temat e konkursit

Sugjerojmë që propozimi juaj të mbulojë një nga cështjet e më poshtme, gjithashtu jeni të mirëpritur të përzgjidhni po ashtu edhe një temë tuajën, por duhet të tregoni se përse mendoni që është tërheqëse për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor:

  • punësimi i të rinjve,
  • barazia gjinore dhe çështjet gjinore,
  • migrimi,
  • mjedisi,
  • pasojat e pandemisë për të rinjtë,
  • politikat lokale dhe rinia,
  • aktivizmi i të rinjve.

Mund të propozoni që ta krijoni historinë tuaj në cilindo format, p.sh. audio, video, multimedia, podkaste, blog, vlog ose në një format tjetër.

Kush mund të aplikojë?

Nëse jeni 21-30 vjeç, punoni në gazetari, jeni qytetar që jetoni në Ballkanin Perëndimor, keni njohuri të mira të gjuhës angleze dhe dëshironi të përfitoni nga puna me një mentor profesional dhe mundësia që puna juaj të vlerësohet nga gazetarë të njohur, aplikoni tani!

Afati për dorëzimin e aplikacioneve

Të gjitha aplikimet duhet të pranohen deri më 12 shtator në ora 17.00, por nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi të kontaktoni me prijave@media.ba duke shkruar “Konkursi i gazetarëve të rinj” në pjesën e subjektit jo më vonë se data 30 gusht. Aplikimet duhet të dorëzohen me email në prijave@media.ba, me emërtimin në subjektin e emailit "Konkursi i gazetarëve të rinj - Titulli i idesë së propozuar".

Detajet për mënyrën e aplikimit dhe termat e referencës për konkursin janë dhënë më poshtë.

Shpërndani në rrjetet sociale