Mediet për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor
Kërkimet tregojnë në mënyrë të vazhdueshme se gati gjysma e të rinjve në Ballkanin Perëndimor nuk kanë besim në asnjë media. Ata kryesisht përdorin burimet online për informacione, me fokus në platformat e medieve sociale dhe ndarjet nga bashkëmoshatarët. Vetëm disa pika të medieve tradicionale mbulojnë tema që janë relevante për të rinjtë, rreth tyre apo të shtjelluara nga të rinjtë.
Një zë për të rinjtë
Mungesa e stabilitetit financiar, ndërrimet e shpeshta të personelit, mungesa e diversitetit gjeografik, vështirësitë në angazhimin e audiencës dhe mungesat e ekspertizës në aspektin e menaxhimit dhe gazetarisë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballen mediet për të rinjtë.
Pavarësisht këtyre problemeve, këto pika ofrojnë përmbajtje cilësore, të rëndësishme për të rinjtë dhe i japin zë një grupi tejet të nënpërfaqësuar.
Programi Media for All ka për qëllim të rritë kapacitetin e pikave të medieve për të rinjtë për të krijuar përmbajtje cilësore, relevante, etike dhe të ndjeshme ndaj gjinisë, të rritë interesimin dhe angazhimin e të rinjve në media në nivel lokal dhe të lehtësojë rrjetet rajonale të të rinjve në media.
Trajnime të përshtatura për pikat e medieve për të rinjtë
Me MediaCentar Sarajevo, kemi zhvilluar një program të përshtatur të mentorimit instrumental për pikat e medieve për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë tre muajve, nga shtatori në nëntor 2021, pikat e medieve do të punojnë me profesionistë me përvojë të medieve në tema të ndryshme që mbulojnë aktivitetet e tyre të përditshme.
Kemi pyetur pikat e medieve për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor për trajnimin dhe mbështetjen që ata mendojnë që do të ishte më së shumti e dobishme dhe, bazuar në përgjigjet e tyre, kemi identifikuar temat për aktivitetet e mentorimit instrumental.
Temat e mbuluara përmes mentorimit instrumental: