Si pjesë e programit tonë “Shkollat e Shekullit 21”, Këshilli Britanik ka organizuar një seri uebinaresh, të cilët synojnë të ndihmojnë mësuesit dhe prindërit të lidhen me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ndajnë përvojën e tyre.
Më 22 Qershor 2020, Këshilli Britanik zhvilloi seancën e dytë live (drejtpërdrejt) me temën: "Kodimi në familje".
Si mësues, shpesh dëgjojmë për rëndësinë e kodimit si proces i përdorshëm dhe i qasshëm, përmes programeve të kodimit për nxënësit tanë. Sidoqoftë, ato që dëgjojmë më pak, janë teknikat për procesin e kodimit për mësimin e këtyre aftësive, ku nxënësit mund t'i zbatojnë ato jo vetëm në klasë por edhe në shtëpi - veçanërisht tani që shkollat detyrohen të japin udhëzime virtuale gjatë pandemisë COVID-19.
- Cilat janë përfitimet e nxënësve apo fëmijeve tanë gjatë përdormit të Kodimit në familje?
- Në çfarë kushtesh mund të përfshihen prindërit e nxënësve tanë në procesin e kodimit?
- A kanë mjete këta prindër për të mbështetur fëmijët e tyre në kushte shtëpie?
Në seancën e datës 22 Qershor, panelistet tona i janë përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera të drejtuara nga pjesëmarrësit.
Bashkohuni me ne në seancat e rradhës.