Si pjesë e Programit tonë 'Shkollat e Shekullit 21' të Këshillit Britanik, ne organizuam një seri uebinaresh, të cilat ju ndihmuan të lidheni me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova dhe të ndanit përvojën tuaj.
Më 26 Qershor 2020 ne organizuam një seancë live me temë: "Vlerësimi i nxënësve me ndihmën e mjeteve dixhitale"
Si mësimdhënës kemi dëgjuar shpesh dhe përdorur deri diku teknika dixhitale në dobi të procesit mësimor si dhe në ndihmë të procesit të vlerësimit të nxënësve tanë. Pikërisht, gjatë kësaj periudhe pandemie të shkaktuar nga COVID-19, gjatë muajve Mars-Qershor shkollat u gjendën përpara faktit të kryer që mësimi duhet të zhvillohej përmes mjeteve TIK, internetit dhe platformave dixhitale. Në këto kushte është e rëndësishme të jepen disa udhëzime të vlefshme për krijimin e klasave mësimore online në mbështetje të mësimdhënies e mësimnxënies në distancë, duke prezantuar:
- Platformat dixhitale më të përdorura për krijimin e klasave online, menaxhimin e lëndëve, prezantimin e materialeve mësimore dhe vlerësimin e nxënësve.
- Instrumentet dixhitale më të përdorura për mësimin në kohë reale përmes internetit, të skeduluar ditë pas dite në mbështetje të orarit mësimor të përcaktuar nga shkolla.
- Instrumentet dixhitale më të përdorura për kontrollin e njohurive dhe vlerësimin e studentëve përmes tetimeve online dhe raporteve të rezultateve të përftuara në kohë reale përmes internetit.
- Si mund ti ndihmojnë mësuesit këto platforma dhe instrumenta dixhitale të ndryshëm online, të ofruara pa pagesë për të mbështetur dhe përmirësuar procesin mësimor në distancë.
Ne u përpoqem t'u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve në seancën tonë.