Mentorimi është një metodë efektive e zhvillimit profesional. Kjo metodë  inkurajon rritjen dhe motivimin, përmirëson produktivitetin dhe angazhimin, lehtëson lidhjen mes pjesëmarrësve, forcon komunitetin dhe identitetin kolektiv të grave, ndihmon në zgjerimin e rrjetit të kontakteve profesionale, krijon mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh dhe kontribuon në forcimin e vetëbesimit.

Ne zhvilluam një program pilot dy-mujor të mentorimit midis shkurtit dhe prillit 2021, për të fuqizuar gratë në media. Pesëmbëdhjetë pjesëmarës dhe gjashtë mentorë me përvojë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor morën pjesë. Të mentoruarit u përshtatën me një mentor me përvojë në media. Mentorët ofruan këshilla për çdo sfidë, por gjithashtu ndanë njohuritë, përvojën dhe rrjetet e tyre për të mbështetur kandidatët në këtë program. Kjo ishte një mundësi për të mësuar, bërë pyetje dhe përjetuar këndvështrime të ndryshme.

Kandidatët u takuan me mentorët e tyre dy herë në javë për të punuar në qëllimet e zhvillimit personal dhe profesional. Të mentoruarit gjithashtu morën pjesë në punëtori dhe konsultime për të shkëmbyer përvojat e tyre, për të reflektuar mbi procesin e mentorimit dhe rrjetin me njëri -tjetrin.

Takoni Mentoret 

Ne punuam me gazetarë nga i gjithë rajoni me përvojë në një sërë mediash dhe i bashkuam ata me mentore nga vende të ndryshme. Në fund të programit ne u kërkuam mentorëve të reflektojnë mbi përvojat e tyre. Të gjithë mentorët zgjodhën të marrin pjesë sepse donin të ndihmonin brezin e ri, por gjithashtu zbuluan se kishin mësuar nga të mentoruarit e tyre.

Valbona Sulçe

Valbona Sulçe është një gazetare e pavarur, studiuese e mediave dhe trajnere nga Tirana, Shqipëria. Ajo filloi karrierën e saj si reportere dhe spikere politike. Ajo ka shkruar dhe ligjëruar gjerësisht mbi larminë e raportimit.

Elira Çanga

Elira Çanga është një gazetare shqiptare me përvojë, eksperte dhe trajnere e medias. Ajo aktualisht menaxhon projektin e financuar nga BE Media në Fokus në Shqipëri dhe punon në forcimin e mediave të shërbimit publik dhe pasurimin e kurrikulave të shkollës së gazetarisë.

Marina Rixhiç

Marina Rixhiç është një spikere televizive, gazetare dhe eksperte e komunikimit. Puna e saj aktuale në Al Jazeera Balkans, përfshin 3000+ shfaqje televizive, intervista, raporte të drejtpërdrejta dhe filma dokumentarë dhe fokusohet në politikë.

Dushanka Dushka Pejoviq

Dushanka Dushka Pejoviq është gazetare për më shumë se 20 vjet dhe aktualisht është redaktore - gazetare në Radio Televizionin e Malit të Zi. Për shumë vite ajo ka punuar për organizatat ndërkombëtare si eksperte, konsulente, studiuese, trainuese dhe analiste në fushat e medias dhe komunikimit, barazisë gjinore, qasjes pjesëmarrëse.

Zhaneta Skerlev

Një kolumniste që shkruan rubrika javore për gazeta dhe faqe në internet në Maqedoni, monitoron mediat në Ballkan dhe në të kaluarën Shefe e Shërbimit Botëror të BBC-së në Maqedoni.

Masha Mileusniq

Masha kaloi gati 30 vite në TV si reportere, spikere lajmesh, redaktore, korrespondente dhe konsulente për mediat. Ajo nuk është më aktive në gazetari si drejtuese e ekipit të Rrjetit të Gazetarëve kundër dhunës ndaj grave, por ajo angazhohet me mediat përmes programeve dhe udhëzuesve të veçantë për gazetarët që raportojnë për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Çfarë mentorët tanë dhe të mentoruari  kishin për të thënë në lidhje me programin

Vijuese e programit të mentorimit - Jeta Selmanaj (KOS)

'Elira ka punuar në shumë media dhe kam mësuar shumë prej saj, veçanërisht kur kemi folur për "gabimet "e saj ndër vite, kjo është pikërisht ajo nëpër të cilën po kaloj unë. Duke qenë se po jetoja në një vend të vogël si Kosova, nuk kisha vetëbesim dhe mundësi që ta sfidoja veten në mënyra të ndryshme. Për mua dukej e pamundur të dilja nga Kosova, të takoja njerëz të rinj, të shihja kultura të ndryshme dhe të mësoja gjëra të reja. Falë mbështetjes së Elirës, unë tani aplikoj për bursën që e kam ëndërruar dhe gjej shumë programe jashtë Kosovës. Mezi po pres të shkoj në Shqipëri dhe ta takoj Elirën personalisht.' 

Mentor - Elira Çanga (ALB) 

'Tek Jeta e kam parë veten time kur kam qenë gazetare e re. Të dyja kemi bërë të njëjtën rrugë dhe kemi mbuluar të njëjtat tema si gazetare të reja. Jeta është përballur me sfida me të cilat jam ballafaquar edhe unë në vitet e para në gazetari dhe sinqerisht, pashë tek ajo dritën dhe pasionin që unë kisha kur e fillova këtë profesion 20 vite më parë. Biseda dhe diskutimi me të më dhanë mundësinë të jem dëgjuese më e mirë, të bëj rezyme të jetës sime profesionale dhe e bëri përvojën time të vlefshme për të. Kemi qenë shumë bashkëpunuese dhe më të vërtetë mezi prisja ta takoja gjatë javës. Më pëlqyen shumë të gjitha punëtoritë, takimet dhe konsultat si mundësi për tu zhvilluar, për të mësuar më shumë, për të bërë miq dhe kolegë të shkëlqyeshëm dhe për të ndarë sfida, mendime dhe opinione me ta.'

Vijuese e programit të mentorimit - Željka Zvicer (MNE)

'Përvoja dhe njohuritë e Valbonës ishin jashtëzakonisht të dobishme, duke marrë parasysh sfidat e përditshme dhe artikujt që duhej të shkruaja. Ajo më ka dhënë këshilla praktike se si t'i qasem një teme dhe si t’i intervistoj viktimat e dhunës në familje. Unë i shkruajta historitë e mia dhe ato më sollën kontratën time të parë të vërtetë! Ajo gjithashtu më mbështeti kur më duhej të raportoja për ditën e zgjedhjeve në qytetin tim - ishte hera ime e parë prandaj këshillat e saj ishin shumë të dobishme. Krahas Valbonës, kam takuar virtualisht disa gra të mrekullueshme dhe kam qenë pjesë e historisë së Nejras - një vijuese tjetër e programit. Ky program më dha gjithçka që më duhej - mbështetje, miq dhe arritje të qëllimeve. Erdhi për mua kur kisha më së shumti nevojë - në fillim të karrierës sime. Të gjithë duhet ta kenë këtë përvojë. Mentorimi është gjithmonë i nevojshëm!'

Mentor - Valbona Sulçe (ALB) 

'Ka qenë një përvojë shumë e mirë, sepse Željka ishte shumë e përkushtuar që kjo marrëdhënie të funksiononte. Ajo shfrytëzoi çdo mundësi për të bërë, reflektuar, paraqitur pyetje dhe për t'i kthyer ato në veprim. Ajo arriti të gjente kohë për takimet tona edhe pse ishte shumë e zënë me punën e saj dhe kjo e tregoi vendosmërinë e saj për ta përmbyllur këtë program në mënyrën më të mirë. Zbulova se gazetarët e rinj në të gjithë Ballkanin ndajnë të njëjtat sfida, por edhe ambiciet e njëjta për të shkëlqyer dhe për ta bërë gazetarinë përsëri të rëndësishme. Ajo arriti t'i përmbushë të dy qëllimet në një kohë relativisht të shkurtër dhe kjo tregon shumë për temperamentin e Željkës për të punuar pa pushim drejt qëllimeve të saj. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt dhe të bashkëpunojmë për projekte të përbashkëta që mund t’i kemi në të ardhmen.'