Jemi duke realizuar skemën e parë formale të mentorimit për gratë në media në Ballkanin Perëndimor.
Programi pilot i mentorimit ka filluar më 24 shkurt dhe do të vijojë deri më 14 prill 2021, duke përfshirë 15 të mentoruara dhe gjashtë mentore me përvojë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Të mentoruarat do të takohen me mentoret e tyre dy herë në javë për të punuar rreth qëllimeve të tyre për zhvillim personal dhe profesional. Të mentoruarat gjithashtu do të marrin pjesë në punëtori dhe konsultime për të këmbyer përvojat e tyre, për të reflektuar për procesin e mentorimit dhe për t’u lidhur me njëra-tjetrën.
Qëllimi i programit është fuqizimi i grave në media. Duke punuar me një mentore me përvojë në media, ato mund të këshillohen për sfidat e mundshme, por edhe mentoret mund të ndajnë njohuritë, përvojën dhe rrjetet për të mbështetur të mentoruaren e tyre. Kjo është një mundësi për të mësuar, shtruar pyetje dhe për të parë këndvështrime të ndryshme.
Mentorimi është një metodë efektive e zhvillimit profesional. Inkurajon rritjen dhe motivimin, përmirëson produktivitetin dhe angazhimin, lehtëson lidhjen në mes pjesëmarrëseve, fuqizon komunitetin dhe identitetin kolektiv të grave, ndihmon në zgjerimin e rrjetit të kontakteve profesionale, krijon mundësi për bashkëpunim dhe këmbim të ideve dhe kontribuon në rritjen e vetëbesimit.
Biseduam me një nga të mentoruarat, Amra-n, rreth asaj se pse ajo shfaqi dëshirën për të t’u përfshirë.