Një kolumniste që shkruan rubrika javore për gazeta dhe faqe në internet në Maqedoni, monitoron mediat në Ballkan dhe në të kaluarën Shefe e Shërbimit Botëror të BBC-së në Maqedoni.

Zaneta Skerlev shkruan: “Po i shikoj shënimet që kam marrë para, gjatë dhe pas çdo takimi dhe bisede me vajzat, të mentoruarat e mia. Ka pika “për të bërë”, lista plot me ide, aspirata dhe madje edhe disa vërejtje të çuditshme. Unë mund të shoh se filluam me kujdes, duke iu afruar njëra-tjetrës, jo plotësisht të sigurta nëse do të dilte ndonjë gjë nga kjo. Takimet në Zoom mund të jenë kaq jopersonale, edhe emailet – mirë, ju e shihni njëra-tjetrën, por nuk mund t’i lexoni mendjet e njëra-tjetrës.

Por pastaj, ju godet që nuk jeni vetëm. Se ju jeni pjesë e një grupi femrash të tjera, në media, dhe të njëjtat gjëra me siguri po kalojnë në mendjen e tyre dhe u ndodhin atyre. Dhe ju keni mbështetje të madhe për projektin, për të gjithë ju, atje gjatë gjithë kohës. Dhe pastaj ndodh. Në fakt habiteni se sa shpejt ndodh. Pas takimit të dytë, të gjithë ndihemi shumë më mirë. Unë dhe të mentoruarat e mia. Mund ta vërej.

Fillojmë të flasim, të ndajmë, të vendosim qëllime. Bëhemi ambicioze. Zbuloj se Albina është në fakt një gazetare e shkëlqyer dhe mund të flasim për ta bërë edhe më të shquar emisionin e saj politik. Ajo m’i dërgon të gjitha programet e saj. Ajo flet anglisht me mua dhe unë provoj gjuhën time boshnjake. Dhe Elda, studentja e re që bën masterin në Itali, e vetme dhe nuk mund të shoqërohej për shkak të rregullave të rrepta të Covid-it folëm për atë se çfarë donte të bëhej, ulet jashtë në korridorin e ftohtë kur flasim për të mos e shqetësuar shoqen e saj të dhomës. Ajo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e saj – gazetare a konsulente për marrëdhënie me publikun, por ajo është një grua e re e lumtur që do të përmbushë potencialin e saj përsëri në vendlindjen e saj, sepse është e zgjuar.

O Zot, sa ambiciozë dhe të relaksuar jemi papritur. Dhe sa normale është gjithçka.

Çfarë kemi arritur? Ne u njohëm me njëra-tjetrën dhe të gjithë të tjerët. Ne jemi pjesë e një grupi tani dhe për këtë ndihemi më të forta dhe më të sigurta. Ne jemi më shumë se çift mentoruese – e mentoruar. Ne e përcjellim dhe kujdesemi për njëra-tjetrën. Ne e dimë se do të jemi aty për njëra-tjetrën. Tingëllon pak patetike? Nuk më intereson. Sepse është e vërtetë. Në këtë kohë lufte dhe ankthi dhe të gjitha llojeve të vështirësive, Gratë në Media na dhanë një fener shprese se së bashku, duke mbështetur njëra-tjetrën, ne mund t’i arrijmë qëllimet tona.

Dhe kjo, zonja dhe zotërinj të mi të dashur, është tepër e çmuar! "

Shpërndani në rrjetet sociale