Coding Challenge 2019

Koleksioni i Praktikave të Mira është pjesë e programit Shkollat e Shekullit 21, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga Këshilli Britanik. Ai përmban shembuj të praktikave të mira të mësimdhënies të hartuara nga këshilltarë të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe trajnerë nga programi i Shkollave të Shekullit 21. Ky koleksion do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për mësuesit dhe do të përmirësojë procesin e tyre të planifikimit dhe zbatimit të orëve me elemente të të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve (CTPS) dhe kodimit, si pjesë e praktikave të rregullta të mësimdhënies. 

Ky koleksion është bërë me kërkesë të mësuesve që tashmë kanë ndjekur trajnimin dhe që kanë konfirmuar se ata kanë nevojë për qasje të zhvilluara, aktivitete dhe shembuj të lëndëve që ata japin. Koleksioni përmban shembuj për realizimin e kurrikulës nga klasa e gjashtë deri në nëntë për lëndët në vijim: Matematikë, Fizikë, Kimi, Shkenca natyrore, Biologji, Histori, Gjeografi, Teknologji informacioni, Gjuhë shqipe dhe Gjuhë angleze.

Në planin e kurrikulës, përveç elementeve bazë që janë pjesë e shembujve, përcaktohet gjithashtu se cila nga katër karakteristikat themelore të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve duhet të zhvillohet përmes aktivitetit të duhur:

  • Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve jo-të zakonshme.
  • Marrja parasysh e këndvështrimeve të ndryshme për problemet.
  • Vlerësimi i provave pro dhe kundër pozicioneve të ndryshme.
  • Kuptimi i strukturës më të thellë të problemeve.

Për të zhvilluar më tej karakteristikat e renditura më sipër, shembujt do të tregojnë strategjitë e mësimdhënies që do të përdoren, të tilla si më poshtë:

  • Bërja e pyetjeve për të inkurajuar të menduarit në një nivel më të lartë dhe kontrollimi i të kuptuarit të nxënësve.
  • Modelimi i mendimit kritik dhe zgjidhja problemore.
  • Sigurimi i feedback-ut dhe riparimit sistematik.

Materialet e përgatitura janë në korrelacion me qëllimet e kurrikulës që i referohen arritjes së niveleve më të larta të të mësuarit sipas taksonomisë së Bloom-it. Materialet përfshijnë rekomandime për burime shtesë që do të ofrojnë mbështetje për mësuesit në dhënien e mësimeve si edhe elemente të CRP dhe / ose kodimit duke përdorur një qasje të përshtatshme me metoda pedagogjike, psikologjike, didaktike dhe mësimore.

Shpresojmë që ky koleksion të jetë i dobishëm dhe i zbatueshëm për mësuesit dhe t'u mundësojë atyre zhvillimin e ideve shtesë në përgatitjen e mësimeve.
 

Shkarkoni materjalet më poshtë

Shpërndani në rrjetet sociale