Ky udhëzues u krijua si pjesë e programit Shkollat e Shekullit 21 të zbatuar nga Këshilli Britanik në Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur çdo shkollë fillore në këto vende për të marrë pjesë në program dhe për të krijuar një Klub Kodimi. Ne e kemi krijuar këtë Udhëzues në bashkëpunim me Fondacionin Raspberry Pi dhe me mbështetjen e partnerëve nga Fondacioni Micro:bit Education. Ky udhëzues dhe aktivitetet në të u krijuan për t'ju ndihmuar ju në fillimet tuaja.
Si pjesë e programit, të gjitha shkollat në Ballkanin Perëndimor do të marrin një donacion të kompjuterëve me përmasat e xhepit të quajtura mikrobit për nxënësit e tyre që të programojnë dhe ta përdorin atë në lëndët për zgjidhjen e problemeve të përditshme.
Programi do të ndihmojë mësuesit për të zhvilluar më tej aftësitë dhe njohuritë e tyre, si dhe për të zbatuar në mënyrë efektive mësimdhënien duke aplikuar mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve, dhe kodimin. Programi gjithashtu do të mbështesë drejtorët e shkollave për të rritur kapacitetin e tyre në menaxhim, promovimin dhe futjen e mendimit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në shkollat e tyre.