Webinar 1 - 21st CS

Udhëzuesi i mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve për mësuesit u krijua si pjesë e programit trajnues, Shkollat e Shekullit 21. Qëllimi i tij është që ta bëjë më të lehtë dhe më të kuptueshëm për pjesëmarrësit trajnimin tonë për mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Gjatë kursit tre-ditor, mësuesit arrijnë të:

  • Fitojnë njohuritë teorike të rekomanduara ndërkombëtarisht për mendimin kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Mësojnë si të japin mësim dhe të vlerësojnë aftësitë e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Zbulojnë shembuj praktikë sesi të zhvillojnë mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve në shkollën e tyre.
  • Njohin mundësitë për zhvillimin e aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjen e problemeve brenda shkollës.
  • Zhvillojnë drejtimin, menaxhimin e projektit dhe teknikat e vetëvlerësimit për ta përfshirë mendimin kritik dhe aftësine e zgjidhjes së problemeve në praktikë.

Në këtë Udhëzues do të jeni në gjendje të mësoni më shumë rreth bazave të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, duke i parë problemet nga këndvështrime të ndryshme, duke peshuar provat, problemet jo-rutinë dhe strukturat e thella.

Shkarkoni Udhëzuesin më poshtë

Shpërndani në rrjetet sociale