Programi Shkollat e Shekullit 21 i kushtohet sigurimit të mbështetjes për të gjitha nivelet e stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës të shkollave në mënyrë që të zbatojnë me sukses mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve si dhe aftësitë e kodimit në praktikat mësimore. Një nga trajnimet që ne ofrojmë për shkollat që marrin pjesë në program është trajnimi i Drejtuesëve të Shkollave..
Udhëzuesi për Drejtuesit ka për qëllim të shpjegojë bazat e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve dhe aftësitë e kodimit në pajisjet mikrobit, arsyet përse ndryshimet në praktikat e mësimdhënies janë të domosdoshme, si të organizohen Klubet e Kodimit në shkollë dhe pse janë të rëndësishme ato, si të drejtohen dhe motivohen grupet, si të drejtohet procesi i ndryshimit dhe komunikimi i vizionit.